Durrës, PS rimerr kryesimin

10/05/2011 10:10

Pas një avantazhi të lehtë prej 12 votash deri një orë më parë,
kandidati i PS në qytetin e Durrësit, Vangjush Dako ka rimarrë kryesimin
ndaj Ferdinand Xhaferraj.

Sipas informacioneve të fundit, në orët e fundit janë numëruar edhe 40 kuti, nga të cilat Dako ka fituar një epërsi prej 60 votash ndaj rivalit demokrat.

Ndërkohë, procesi i numërimit është ndërprerë për shkak të lodhjes së komisionerëve, që kanë punuar gjatë gjithë natës.

Gara mes dy kandidatëve, që në përballjen publike gjatë fushatës shkëmbyen akuza të rënda, vazhdon të ashpërsohet dhe të lëvizë me avantazhe të lehta.

Top Channel