Durrës, “ashpërsohet” beteja Dako-Xhaferraj

10/05/2011 04:15

“Ashpërsohet”, gara për kreun e Bashkisë së Durrësit. Ferdinand Xhaferraj i PD ka kaluar në avantazh kundrejt rivalit të tij socialist, Vangjush Dako.

Epërsia e Xhaferrajt shkoi fillimisht në +70 vota, në mesnatë, por në numërimin e kutive pasardhëse kjo diferencë zbriti dhe për momentin Xhaferraj ndodhet vetëm 10 vota më shumë se Vangjush Dako.

Gjatë gjithë ditës së djeshme, në avantazh, ndonëse jo në shifra të konsiderueshme, ishte kandidati socialist, Dako.

Top Channel