Berisha: Presim rezultatin zyrtar

10/05/2011 14:00

Kryeministri Sali Berisha vlerësoi punën e misionit të ODIHR në vendin
tonë dhe vlerësoi raportin e sotëm të këtij misioni për zgjedhjet lokale
2011.

“Cdo votë do të marrë peshën që i takon. Mbetem i vendosur qe te bejme cdo qe ky proces te kompletohet ne transparencen me te madhe, ne te cilen cdo vote e qytetareve shqiptare te numerohet.Presim me durim shpalljen e rezultatit zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha Berisha.

Kreu demokrat theksoi se selia blu nuk do të dalë me asnjë të dhënë operative për zgjedhjet, pavarësisht se po përpunohen  shifrat minutë pas minute.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se procesi inumërimit duhet të përfundojë sipas standardeve dhe se ka besim te shquyrtimi i ankesave.
 

Top Channel