Tiranë, betejë e fortë Rama-Basha

09/05/2011 21:05

Në KZAZ-në numër 50, e njësisë bashkiake numër 6 të kryeqytetit, janë numëruar deri tani kutitë e 10 qendrave ka edhe 41 të tjera të mbetura.

Nga llogaritjet e deritanishme rezulton se kandidati i PD Lulzim Basha ka marrë 1928 vota, ndërsa kryetari i PS Edi Rama, 2302 vota.

Numërimi është ndërprerë për pesë orë rresht, nga ora 12 deri në 17. Aktualisht po numërohen edhe votat për këshilltarët bashkiakë.

Ndërkohë, në qendrën e votimit tek shkolla “Kushtrimi i Lirisë”, që përfshihet nga njësia numër 1, ka një vonesë të madhe në numërim, pasi deri tani janë numëruar 7 nga 39 kuti.

Numërimi sapo ka rinisur pas një ndërprerjeje të gjatë prej 7 orësh dhe rezulton: Edi Rama 2081 vota, Lulzim Basha 1846 vota, 208 vota diferencë në favor të kreut të PS.

Pritshmëritë janë që Basha të avancojë, por që më pas Rama të rekuperojë me kutitë e tjera që do të numërohen. Ndërkohë, në disa njësi bashkiake, kamera e Top Channel është ndaluar të xhirojë në ambjentet e KZAZ-ve. 

Top Channel