PS: Rama thellon diferencën me Bashën

09/05/2011 23:45

Socialistët akuzuan sërish kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani, për pengim të procesit të numërimti dhe për publikim informacionesh të pavërteta.

Deputeti socialist, Erjon Brace tha se sipas të dhënave të fundit, Edi Rama ndodhet në avantazhin e 2304 votave kundrejt rivalit demokrat Lulzim Basha.

“KQZ me gangsterin në krye të institucionit po gënjen. Kemi vazhduar të bëjmë transparencën për cdo qendër numërimi, cdo informacion në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Për të treguar se Arben Ristani gënjen, rezultati nuk është ai që gangsteri Ristani tregon, por vazhdon të thellohet në favor të Edi Ramës. Rama ka marrë 30955 vota dhe Lulzim Basha 28651, pra diferenca është 2304 vota. Ky rezultat është produkt i clirimit të qendrave të numërimit që u bllokuan me urdhër të Ristanit brenda skemës që ai dhe partia e Bashës kanë organizuar për numërimin. I bëj, largohuni nga qendra e numërimit në shkollën Vasil Shanto, lejoni njerëzit të numërojnë cdo votë të qytetarëve shqiptarë”, tha Brace.

Top Channel