PD: Rama të njohë rezultatin

09/05/2011 23:20

Partia Demokratike u bërë edhe njëherë tjetër thirrje kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama që të pranojë të gjitha rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

“Rreth 60 minuta më parë Rama nga selia e Partisë Socialiste prezantoi kryetaren e sapozgjedhur të Bashkisë së Burrelit. Partia Demokratike i bën thirrje Ramës të pranojë të gjitha rezultatet që rrjedhin nga këto zgjedhje elektorale, si dëshmi e vullnetit që rrjedh nga vota e shqiptarëve, përfshirë verdiktin e të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha zëdhënësja e Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj.

Top Channel