Lushnje, PS kryeson në qytet

09/05/2011 20:40

Në qytetin e Lushnjes, në KZAZ-në numër 21 që përfshin bashkinë e qytetit janë numëruar 25 nga 64 kuti.

Sipas të dhënave të fundit, kandidati i Aleancës për të Ardhmen Fatos Tushe kryeson me 4560 vota ndaj rivalit të djathtë, Albert Sanxhaku, me 3292 vota.

Ndërsa në KZAZ-në numër 22, që përfshin 9 komuna, kanë dalë rezultatet e dy prej tyre. Në Dushk fitues është Afrim Dedei i PS, ndërsa në krutje Agim Sema i PD.

Rezultate të ngjashme janë edhe në KZAZ-në numër 23, për komunën e Tërbufit, ku ka fituar kandidati i djathtë Astrit Dervishi, ndërkohë që në Divjakë ka fituar ai i PS.

Top Channel