Farici: Do mbaj premtimet për Burrelin

09/05/2011 22:50

Kryetarja e re e bashkisë së Burrelit, Adelina Farici, ka premtuar realizimin e projekteve të prezantuara gjatë fushatës për qytetin e saj.

Në një deklaratë për shtyp nga selia e PS në Tiranë, Farici është shprehur se në rrugën e saj do të bashkëpunojë ngushtë me qytetarët.

“U premtova qytetarëve se nuk do t’u prekej vota dhe e mbajta premtimin. Qytetarët e Burrelit janë qytetarë evropianë dhe besojnë tek vlerat e njerëzve. Jap edhe një mesazh tjetër, që njerëzit premtojnë pak por atë që bëhet dhe unë kam detyrimin që të realizoj të gjitha ato që premtoj dhe do ta bëjë këtë me bashkëpunimin e bashkëqytetarëve”, ka deklaruar Farici.

Top Channel