Si u vra Bin Ladeni?

06/05/2011 01:05

Vrasja e Osama Bin Ladenit vazhdon të ngjallë kureshtjen e shumë njerëzve kudo në botë.

Oficeri i parë në komandën e trupave Seals që vranë kryeterroristin, rrefeu castet e aksionit.

“Ishte një sulm që ndodhi me shpejtësi marramendëse. Nuk kishte kohë për të menduar. Trupat kishin marrë urdhër të prerë që asgjë që mund të linin prapa të mos lëvizte më”, rrefen oficeri Richard Marcinko.

Marcinko rrëfen se secili atë natë pati 30 sekonda kohë për të zbritur nga helikopteri në tokë dhe se për shkak të shpejtësisë me të cilën duhej të kryhej operacioni ata nuk ishin të lidhur, cka e bënte këtë moment tepër të rrezikshëm.

Seals mbanin me vete pajisje për identifikimin pamor të Osama Bin Laden.

Ideja e ngritjes së një ekipi të tillë të forcave speciale Marcinkos i lindi pas ngjarjeve të 1980 në Iran kur SHBA dështoi në përpjekjet për lirimin e 52 amerikanëve që mbaheshin peng atje.

Sipas televizionit amerikan, ABC në Abutabat u përdor edhe një armë supersekrete, helikopteri i parë në botë i tipit “Steals” i padiktueshëm nga radarët falë një disku mbi motor që shërben për të mbytur zhurmën.

Top Channel