Policia shpërndan manifestuesit në Tunizi

06/05/2011 16:10

Policia ka shpërndarë me gaz lotsjellës një manifestim antiqeveritar në Bourghiba, rruga kryesore e kryeqytetit të Tunizisë.

Manifestuesit, disa qindra, bërtisnin slogane kundër qeverisë së përkohshme, duke kërkuar dorëheqjen dhe duke bërë thirrje për “një revolucion të ri”.

Agjentët kanë ndërhyrë kur manifestuesit u përpoqën të arrinin selinë e Ministrisë së Brendshme.

Top Channel