Obama, takim privat me heronjtë

06/05/2011 01:40

Presidenti Obama pritet të takojë ditën e sotme efektivët e Navy Seals, autorë të misionit të vrasjes së Bin Ladenit në Abotabad në Pakistan.

Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, cituar nga mediat amerikane, takimi do të ndodhë në Fort Campbell në Kentaki dhe do të jetë një takim privat, pa praniën e mediave.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë bëri publik takimin mes presidentit Obama në Dhomën Ovale me admiralin William McRaven, koordinatori i operacionit blitz të “Seals Team Sic”,

Top Channel