Iran, arrestohen për magji besnikët e Ahmadinexhad

06/05/2011 18:15

Disa bashkëpunëtorë të presidentit iranian, Mahmoud Ahmadinejad, mes së cilëve kreu i kabinetit, Esfandiar Rahim Mashaei, janë arrestuar me akuzën e magjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja iraniane Ayandeh.

Të ndaluarit janë dyshuar për thirrjen e “xhindeve”, shpirtrat e këqinj të traditës pre-islamike.

Arrestimet janë bërë pasi Ahmadinexhad kishte ndaluar për dy ditë çdo aktivitet politik dhe nuk mori pjesë në dy takime të qeverisë, në polemikë me ajatollahun Ali Khamenei.

Pikërisht kundërshtimet mes presidnetit dhe udhëheqësit suprem të vendit duket se janë në qendër të sulmeve kundër besnikëve të Ahmadinexhad.

Top Channel