Al Kaeda synonte përsëritjen e 11 Shtatorit

06/05/2011 00:30

Al Kaeda po planifikonte një tjetër atentat më 11 shtator, në përvjetorin e sulmeve të 2001, ku gjetën vdekjen rreth 3 mijë persona.

Gjithcka është zbardhuar nga kompjuterët e sekuestruar gjatë operacionti blitz që coi në vrasjen e kryeterroristit, Osama Bin Laden më 2 maj në Pakistan.

Hetuesit amerikanë thonë se sipas planit të Al Kaedas, këtë herë parashikoheshin të përdoreshin trenat për atentatet e tyre për të vrarë sa më shumë civilë që të jetë e mundur.

“Në shkurt të 2010 Al Kaeda kishte planifikuar një sulm të ri në SHBA. Këtë herë në sulmin terrorist do të përdoreshin trenat dhe do të ndodhte më 11 shtator, në përvjetorin e 10 të tragjedisë së madhe”, thotë televizioni amerikan, ABC.

Top Channel