Tavo padit kryebashiakun Bime

05/05/2011 16:10

Vangjel Tavo, deputet i Gjirokastrës ka depozituar në Gjykatën e
rrethit, padinë penale dhe civile nda kreut të bashkisë së Gjirokastrës,
Flamur Bime.

Tavo tha se padia është bërë për shpifje për shkak të detyrës, akuza publike për përfitime dhe cënim të personalitetit të tij.

“Sapo regjistrova një cështje penale në ngarkim të kryebashkiakut në ikje Bime për shpifje për shkak të detyrës. Bime më akuzon mua për shitje të Berisha”, tha deputeti.

Zoti Tavo ka kërkuar 200 milionë lekë shpërblim  prej z. Bime , para që sipas tij do të shkojnë për organizatat bamirëse.

Akuza eshte ngritur pasi nje dite me pare ne emisionin “Top Story”, kryebashkiaku Flamur Bime akuzoi deputetin Tavo.

“Kam një dokument të datës 26 qershor 2009, ku familja Tavo ka përfituar në Lëkurs 14 hektarë tokë”, tha Bime.

Tavo paralajmëroi se së shpejti do të ricelet cështja në ngarkim të zotit Bime lidhur me shembjen e një pallati në Gjirokastër 3 vjet më parë, ku humbën jetën 3 persona.

Top Channel