Jemen, vriten dy drejtues të Al Kaedës

05/05/2011 16:40

Dy drejtues lokalë të Al Kaedës janë vrarë në Jemen, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në Sana përmes një komunikate për shtyp.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për dy vëllezër, Musaid dhe Abdullah Mubarak, të cilët janë vrarë në qytetin Shabua.

Disa banorë kanë deklaruar se kishin parë një avion të telekomanduar të fluturonte mbi zonë, ndërsa të tjerë se dëgjuan një shpërthim të shkaktuar ndoshta nga një raketë.

Këto dy vrasje i japin një tjetër goditje të fortë rrjetit terrorist, pas asaj fatale të dhënë me vrasjen e kreut historik të saj, Osama bin Laden.

Ndërsa dy ditë më parë, forcat ruse të sigurisë vranë të dërguarin e Al Kaedës në Ceceni, i cili shërbente si koordinator i terroristëve të Kaukazit të Veriut.

Top Channel