Bin Laden, nis gjuetia e dytë

05/05/2011 18:20

Ka nisur gjuetia ndërkombëtare për miliona dollarët e depozituar nga Osama bin Laden në institute të ndryshme bankare.

Lajmin e bën të ditur televizioni satelitor arab Al Arabiya, në edicionin e tij on line.

Sipas rrjetit informativ, pas vdekjes së liderit të Al Kaedës dyshohet se depozitat e tij bankare mund të përdoren për të financuar akte të tjera terroriste.

Vlera e thesarit në fjalë lëviz mes 18 dhe 180 milionë dollarë, shumica e të cilëve janë fshehur në bankat e Lindjes së Mesme, në Afrikën Veriore dhe në Azinë e jugut.

Top Channel