A duhen publikuar fotot?

05/05/2011 21:20

Vetëm një javë më parë, presidenti amerikan, Barack Obama u ndje i detyruar të publikojë certifikatën origjinale të lindjes.

Tani Shtëpia e Bardhë është nën presion për të nxjerrë provën e vrasjes së kryeterroristit Osama Bin Laden, armikut më të madh të Shteteve të Bashkuara, i qëlluar me dy plumba nga forcat speciale në veri-perëndim të Pakistanit.

Trupi nuk është më. Shtetet e Bashkuara e varrosën trupin në oqean sepse asnjë vend nuk pranoi ta merrte. Madje, u tha se kjo do të shmangte që varri i tij të shndërrohej në një vend të shenjte.

Zyrtarët amerikanë e kanë provën e identitetit të tij, testin e ADN-së që vërtetoi se ai ishte Bin Laden. Sic raportohet, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe ai i Mbrojtjes Robert Gates e këshilluan Obama-n të mos i publikojë.

Shtëpia e Bardhë ka një foto të kreut të Al Kaedës me një plagë të madhe në fytyrë, fotot e trupit dhe ceremoninë e varrimit.

Forume dhe faqe interneti, përfshirë edhe grupin në FB “Osama bin Laden nuk ka vdekur”, sugjerojnë se Osama nuk është vrarë, madje qeveria amerikane e ka sajuar sulmin.

Në Pakistan shumë njerëz kanë shprehur dyshimin për vrasjen e tij. Përballë vendimit të Shtëpisë së Bardhe është sfida e shpallur e dy avokatëve të njohur, bazuar në Aktin e Lirisë së Shprehjes, cka do të përbente një cështje të fortë ligjore.

SHBA ka qene në një këtë pozicion më parë. Në korrik të vitit 2003 u kritikua për publikimin e fotos me trupat e dy djmeve të vrarë të Sadam Hussein, Udai dhe Kusa.

Tre vite më vonë bëri xhiron e botës fotoja e një prej udhëheqësve të Al Kaedës, Abu Musab Al Zarkawi, pas bombardimit nga trupat amerikane.

Shumë njerëz besojnë se ato foto do të ndezin revoltën në vendet arabe. Ka nga ata që e krahasojnë publikimin e fotove me atë të një ushtari amerikan të vrarë nga Al Kaeda.

“Imagjinoni si do të reagonin amerikanët nëse trupi i një ushtari apo gjenerali amerikan të vrarë të bënte xhiron e botës? Vrasja e Bin Laden është një faqe e mbyllur, por ndoshta s’do të ishte kështu nëse ajo do të mbante foton e ekzekutimit të tij”, thonë disa analistë.

Top Channel