Vin Diesel: Jam burrë për shtëpi
30/04/2011 10:45
“Unë jam për familjen”. Deklarata është bërë nga aktori muskuloz i
filmave aksion Vin Diesel, fansat e të cilit nuk e prisnin shumë një
deklaratë të tillë.
“Një pjesë e madhe e shoqërisë sonë është e mbushur me familje të ndara, fëmijë të rritur vetëm nga një prind. Ndërsa mua më pëlqen familja”, ka deklaruar Diesel.
Diessel prezantoi dje në Romë filmin e pestë të sagës “Fast & Furious”, që do të dalë në kinema nga data katër maj.
Ky episod, ku interpretojnë edhe Paul Walker e Dwane Johnson, flet për pilotët klandestinë të makinave të lidhur pikërisht nga shpirti familjar.
Top Channel