SHBA, 320 viktimat nga tornadot

30/04/2011 08:40

Është ngjitur në 321 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e kalimit të tornadove në jug të Shteteve të Bashkuara.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet amerikane, sipas të cilave bëhet fjalë për një bilanc ende provizor.

Viktimat e konfirmuara deri tani janë 223 në Alabama, 34 në Tenesi, 33 në Misisipi, 15 në Xhorxhia, 6 në Arkansas, 8 në Virxhinia dhe dy në Luiziana.

Presidenti Barack Obama vizitoi dje zonat e shkatërruara nga tornadot, ku u shpreh “i shokuar” nga katastrofa.

“Jam i tronditur. Nuk kisha parrë kurrë më parë një shkatërrim të tillë”, tha ai, duke premtuar ndihma dhe rindërtimin e shtëpive të banorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA