Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Bujar Nishani kërkoi
mbështjetjen e kërkeses së qeverisë shqiptare për lëvizje të lirë në
shtetet ballkanike vetëm me karta identiteti.
Gjate takimit të ministrave të Brendshem të Ballkanit, për sigurine e kufijve, Shqiperia dhe Serbia nenshkruan nje marreveshje per ripranimin e shtetasve me qendrim te paautorizuar.
“Kemi nje shembull shume te mire të bashkepunimit dypalesh të luftës kundër kriminalitetit, të lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë, tashmë qytetaret kanë mundësi për të lëvizur lirshëm. Ne angazhohemi për të respektuar rregullat dhe ligjet e secileve prej vendeve tona”, tha Nishani.
Ministri i brendshem serb Ivica Dacic, iu pergjigj interesimit te mediave pas ketij takimi ne lidhje me kerkesen e pales shqiptare per perfshirjen e Kosoves ne kete forum.
Ministri i brendshem serb e cilesoi si nje hap perpara nenshkrimin e marreveshjes se te premtes ne Durres, per marredhienet e mira serbo- shqiptare qe sipas tij po progresojne.
Top Channel