Organizata Botërore e Shëndetësisë do të nderojë kryeministrin grek Jorgos Papandreu, me cmimin si njeriu anti-duhan.

Kjo, pasi Papandreu arriti të miratojë ligjin kundër duhanit në Greqi, që parashikon gjoba nga 50 në 500 euro për individët dhe 500 deri në 10 mijë euro për bizneset.

Megjithatë, edhe pse u miratua me shumë bujë, ligji anti-duhan në shtetin helen në pjesën më të madhe të hapësirave publike nuk respektohet.

Cmimi në fjalë kreut të qeverisë greke do t’i dorëzohet në ditën ndërkombëtare kundër duhanit, bëjnë të ditur mediat greke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA