Obama, publikohet certifikata e lindjes

27/04/2011 16:20

Shtëpia e Bardhë ka publikuar certifikatën e lindjes të presidentit Barack Obama, duke i dhënë përgjigje zërave të shumtë se ai nuk ka lindur në SHBA.

Më herët zoti Obama kishte publikuar një certifikatë zyrtare që tregonte se ai kishte lindur në Hauaii.

Por teoricienë të ndryshëm insistonin se ai kishte lindur në atdheun e babait të tij, Kenia, gjë që pamundëson zgjedhjen e tij si president.

Cështja në fjalë u hap edhe në ditët e fundit nga kandidati i mundshëm i republikanëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, biznesmeni i njohur Donald Trump.

Por sot, zoti Obama e cilësoi këtë cështje si një lëvizje të paprecedentë që synon të largojë vëmendjen nga debatet politike.

“Ne nuk kemi kohë për budallallëqe të tilla. Kemi punë më të rëndësishme për të bërë, unë kam punë më të rëndësishme për të bërë. Kemi probleme të cilat duhet t’i zgjidhim dhe duhet të jemi të përqendruar tek ato, jo tek këto zëra”, ka deklaruar Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shtuar se e ka parë me habi se si komploti për vendin e lindjes është ngritur dhe hartuar në vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA