Top Story, Shqipëria Vendos 2011, beteja për Lushnjen

26/04/2011 22:20

Problematika e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit ishte tema e diskutuar gjërësisht mes kandidatëve rivalë për kryetarë në Bashkinë e Lushnjes.

Duke folur në Top Story, Shqipëria Vendos 2011, kryetari aktual dhe kandidati për një tjetër mandat nga “Aleanca për Qytetarin”, Albert Sanxhaku, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha se bashkia ka realizuar një projekt me donacion gjerman për ofrimin e ujit të pijshëm në qytet. Sipas tij, ndërmarrja e ujit të pijshëm në këtë qytet del me humbje pasi taksa e vjelur nga qytetarët për këtë shërbim është më e ulët se sa kostoja e ofrimit të këtij shërbimi.

Nga ana tjetër, kandidati i Partisë Socialiste për kryetar në Bashkinë e Lushnjes, Fatos Tushe, kritikoi punën e bashkisë në këto vite duke deklaruar se institucioni vendor ka abuzuar në kurriz të qytetarëve lushnjarë për interesa personale. Zoti Tushe kritikoi edhe trajtimin e mbetjeve urbane të qytetit, të cilat sipas tij, vetëm sa grumbullohen duke shqetësuar banorët.

Top Channel