Berisha: Tepelena, qytet europian

26/04/2011 12:55

Në bashkite jugore të Përmetit dhe Tepelenës, ku kërkoi mbështetjen për
kandidatet e koalicionit Aleanca për Qytetarin, kryeministri Sali
Berisha e vuri theksin tek rindërtimi i infrastrukturës, si rruga me e
mirë të për të eliminuar prapambetjen e trashëguar dhjetëra vjecare.

Ne Tepelene sipas kryeministrit Berisha jane investuar ne 4 vjet ne infrastrukturë dhe sherbime te tjera publike 30 milione dollare, ndersa ne te gjithe Shqiperine, sipas shifrave te kryeministrit ne 5 vjet qeveria ndertoi dhe rindertoi rreth 8 mije kilometra rruge te reja nga 2400 qe ishin ne 2005-en.

“Zotimi yne solemn eshte: Aty ku jetoni, infratstrukture moderne, njesoj si lagjet me te zhvilluara te qyteteve te vendit,te qyteteve europiane”, u shpreh Berisha.

Nje pike tjeter ku u fokusua kryeministri Berisha gjate takimeve te Permetit dhe Tepelenes ishte konsolidimi i ekonomise shqiptare dhe lufta kunder varferise, per te cilen ai perdori te dhenat e Komisionit Europian.

“Kurre ndonjeherë në hisorinë e vendit nuk ka qene me e suksesshme lufta kundër varferise dhe papunesise. Dy jave me pare Komisioni Europian deklaroi se edhe ne kulmin e krizes, ne Shqiperi jo vetem nuk u rrit papunesia, por ajo u ul ne menyre te ndjejshme. Sot, serish ne Shqiperi ka papunesi, ka varferi, serish ka qytetare qe marrin buken me lista, por une garantoj ata se gjersa te krijojme te gjitha vendet e punes, kjo qeveri do te bejë gjithcka per ta”, u shpreh Berisha.
 
Ndryshe nga cdo takim tjeter elektoral, kryeministri Berisha nuk permendi asnjehere kreun e opozitës Edi Rama, por kerkoi qe me 8 maj shqiptaret te votojne kandidatet e Aleances per Qytetarin ne te gjithe Shqiperine.

Top Channel