Rama fushatë në Tiranë

25/04/2011 23:20

Kreu opozitës dhe kandidat për bashkinë e Tiranës zoti Edi Rama, është takuar me bonorët e Kodrës së Priftit në Tiranë, ku për njesinë bashkiane numër tre kandidon Enver Sullari.

Banorët e Kodrës së Priftit një zonë me ndërtime të reja ku kryesisht janë vendosur banorë të ardhur nga jugu Shqipërisë kanë bashkëbiseduar me Ramën duke shprehur edhe shqetësimet e tyre sidomos për ujin e pishëm.

Rama Në përfundim të takimeve derë me derë është ulur në një prej kafeneve të zonës ku përvec një shplodhje të shpejtë ka bashkëbiseduar me socialistët lokal, ku ka folur për projektet e reja që planifikohen të impelementohen në Kodrën e Priftit.

“Gjithë komunitetit të Kodrës së Priftit dua t’i përcjell mesazhin që në 8 Maj ka një rëndësi themelore vota për të cliruar këshillin bashkiak nga kthetrat e koalicionit të turpit”, tha Rama.

Ndërsa nga Lagja Don Bosko, Edi Rama ka prezantuar kandidatin për njësinë numër 9 Armond Halebi. Ai tha se marrjen e votbesimit për një mandate dytë në krye të kësaj njësie, do ta përdor për vazhdimin e projekteve në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës duke e vënë theksin në projektet për integrimin social dhe shtimin e kujdesit për moshën e tretë.

Duke rikujtuar se kandidati Halebi mandatin e parë e fitoni nën siglën e koalicionit PS-LSI tha:

“Ja ku jemi sot këtu dhe Armondi është përsëri i juaji vite dritë larg bllokut të kusarisë, rrugës së mbrapshtë që bashkoi Saliun me Ilirin”, deklaroi Rama.

Pasi ka folur për investimet e bashkisë në këtë zonë dhe duke premtuar vijimin transformimit  Rma tha se kryeminstri Berisha i trembet ditës së 8 Majit dhe se po ushtron  presion të patolerueshëm, ndaj punonjësve të shtetit, që sic tha ai është e papranueshme për një vënd demokratit.

“Cdo qytetari të këtij vendi që ka një punë në shtet, kur shteti i tij i bën presion të përditshëm në prag të zgjedhjeve, unë u them të gjithë atyre sot që marrin një rrogë në shtet e që pa atë rrogë realisht nuk jetojnë dot: ruajeni fshehtësinë e votës suaj, shtrëngoni dhëmbët dhe mbajeni gjuhën kur komunikoni me këta të paudhë të cilët tjetër thonë në televizor e tjetër bëjnë”, u shpreh kryesocialisti Rama.

Top Channel