PS, denoncim listave zgjedhore

25/04/2011 15:50

Partia Socialiste ka vijuar denoncimin e manipulimeve, sipas saj, ne
listat zgjedhore. Ne njesine bashkiake numer 10, sipas opozites jane
identifikuar 168 emra te dubluar por pavaresisht shqetesimit te shprehur,
ende ne liste ndodhen 147 dublime.

Gjithashtu jane identifikuar emra personash, te cilet jane lene jashte listes duke ju mohuar e drejta e votes. Perfaqesues te opozites thane se jane identifikuar persona te aferm te nepunesve te njesise bashkiake te futur ne lista jashte afatit ligjor.

“Nga verifikimet e bera eshte vene re se 40 persona janë lënë pa qendër votimi, kjo në kundërshtim me kushtetutën.I garantojmë të gjithë këta persona se do te kene PS në krah për të patur të drejten e votës më 8 maj. Nga nentori 2010, në prill 2011 janë shtuar 261 persona me kontrata fiktive qiraje”, tha kandidatja për njësinë bashkiake Nr. 10, Enada Alikaj.

Ndersa Gent Gazheli kandidat per Keshillin Bashkiak te kesaj njesie, tha se gjate ketyre diteve, ne cdo familje jane identifikuar te gjithe emigrantet banore te kesaj zone dhe sa prej tyre do te vine per te votuar.

“Emigrantet jane verifikuar qender per qender. I themi Lulit te Saliut te mos guxoje, te manipuloje voten per te deformuar procesin se do të përballet me ligjin e shtetit”, tha Gazheli.

Deputetja Ledi Shamku ka shpjeguar parregullsite duke thene se pavaresisht se per kryetarin aktual te kesaj njesie ka nje kallezim te meparshen ne prokurori, vazhdohet te krijohen probleme me listat e votuesve.

“Jane 400 emra te zhvendosur nga njera qender në tjetren, per te cekuilibruar voten. Po pergatitet nje kallezim penal per kete shkelje te ligjit. Bejme me dije se cdo gje është në dritë të diellit, askush të mos guxojë t’i afrohet kutive të votimit më 8 maj sepse do të mbajë përgjegjësi penale”, tha Shamku.

Me heret opozita denoncoi te njejtin problem ne njesine bashkiake numer 6 ne lagjen Kombinat.

Top Channel