Minxolli, akuza amerikanëve

25/04/2011 15:10

Për të disatën herë i pandehuri Dritan Minxolli i është rikthyer
thembrës së Akilit në procesin Gërdeci, pikërisht pozicionit të Patrik
Henrit në kantierin e demontimit në Gërdec si dhe amerikanëve të tjerë,
specialistë makinerish në këtë fabrikë.

Minxolli e ka cilesuar grupin e tyre si pala amerikane, e konsideruar, sipas tij, nga organi i akuzes si deshmitare, por qe sipas te pandehurit jane fshehur se bashku me te njejten nenshtetesi  pas disa lojra fjalesh,qe prokurorise sipas Minxollit i ka ardhur per shtat t’i besoje. “Ky grup burrash, – tha Minxolli, – me deklarimet e tyre here ndihmojne njëri-tjetrin duke aluduar dhe genjyer ne bllok, e here tradhetojne aleancen e tyre”.

Duke dale ndesh me deklaraten e dhene nga Patrik Henri, i cili thote shkarazi se ka patur incidente zjarresh ne Gerdec para tragjedise se 15 marsit, Minxolli i dha gjykates versionin e tij kur shtoi se nga janari deri ne mars 2008, nuk ka patur ndonje zjarr aksidental. Minxolli permendi emrin e nje amerikani tjeter, David Howell, pjese e projektit per instalimin e makinerive demontuese.

Serish duke rrezuar pretendimin e Patrik Henrit i cili thote ne leterporosi se nuk merrej kompania SAC me mbikeqyrjen e procesit teknologjik ne fabrike, Minxolli pyeti gjykatesit se pse atehere Henri solli specialiste e SAC per mbikeqyrje? Minxolli mbrojti gjithashtu kunatin e tij, Mihal Delijorgjin duke thene se nje nga specialistet amerikane genjen kur thote se Delijorgji ka patur konflikt me koleget.

Kjo pasi, sipas Minxollit, Delijorgjin nuk e lidhte asgje me ceshtjet teknike te fabrikes. “Delijorgji, – tha Minxolli, – ka patur te beje vetem me mua ne cilesine e drejtorit te fabrikes dhe me ortakun e tij Patrik Henrin”. Minxolli perseriti se Patrik Henri eshte pronari i ligjshem i fabrikes se Gerdecit dhe ne menyre te vullnetshme ai firmosi te dyja kontratat me Ministrine e Mbrojtjes ne cilesine e kreu te SAC.

“Deklaroj -tha Minxolli, – se Patrik Henri eshte ai qe kembenguli te krijonte kompanine Albademil, dhe se ai asnjehere gjate funksionimit te saj nuk ngriti ndonje shqetesim te protokolluar. Patrik Henri – theksoi Minxoll,-i nuk duhet te fshihet pas gishtit dhe se prokuroria perpara se tme akuzonte mua do te bente te kalonte ne siten nje armate te madhe burrash me uniforme , te cilet vetem pas 15 marsit kontrollonin dokumentet ku ishin firmosur dhe pse kishin firmosur”.
 

Top Channel