Korcë, lista të parregullta të zgjedhjeve

25/04/2011 15:55

Prokuroria e Korcës ka nisur hetimet për abuzimet me listat zgjedhore në fshatin Gopesh të komunës së Moglices.

Burime te prokurorise se Korces kane thene se pas depozitimit te kallëzimit penal te bere dy jave me pare nga Partia Socialiste dhe kryetari i komunes Moglice per shperdorim detyre per shkak te shtimit te numrit te votuesve ne listat e zgjedhesve, ka nisur ceshtja hetimore ndaj gjendjes civile te Gores nen varesine e se ciles eshte fshati Gopesh.

Hetimet kane nisur pak dite me pare dhe sipas organit hetimor po kryhen verifikimet e materialeve te paraqitur mbi bazen e te cilave eshte bere nje kallzim penal.Nen hetim eshte perfshire gjendja civile e komunes Gore, nga ku kane dale listat perfundimtare.

Padia qe eshte depozituar prane organit hetimor nga PS ngre akuze ndaj punonjeses se gjendjes civile pasi ka shtuar ne menyre fiktive te pakten 60 votues ne listat perfundimtare te zgjedhesve ne kete zone vetem per fshatin Gopesh.

Prokuroria ka qene e rezervuar te jape te dhena per keto lista per shkak se ende po kryhen hetimet perkatese.

Top Channel