Durrës, inaugurohet galeria

25/04/2011 12:05

Edi Rama ka marre pjese ne celjen e galerise se artit e qender te
qytetit bregdetar te Durresit nga ku ka deklaruar se megjithe perpjekjet
e kundershtarit per te bllokuar investimet e bashkive te drejtuara nga
socialistet asgje nuk e ndal zhvillimin e qyteteve.

“Kjo galeri ishte pjesë e bllokimit të punëve për qendrën e qytetit që sot e gjithë ditën ka nevojë të shkojë përpara dhe te përfundojë”, tha Rama.

Ndersa kerkoi mbeshtetjen me vote te qytetareve me 8 maj, shprehu deshiren per te marre pjese ne ndonje ekspozite te afert ne kete galeri. Nderkohe kryebashkiaku Dako qe garon per mandatin e dyte ne kete post tha se galeria eshte nje premtim i bere 4 vjet me pare dhe qe megjithe bllokimet e bera nga pushteti qendror arriti te vije ne kohe per artistet dhe artdashesit durrsake duke plotesuar nje boshllek.

“Premtojmë se do të bëjmë më shumë për kulturën, artin, rininë dhe sportin. Ne i trefishuam fondet për kulturën dhe bëmë tre herë më shumë se paraardhësit tanë”, tha Dako.

Ne galerine e re u cel ekspozita e pare me 53 punime te artisteve durrsake me tematike dhe teknika te ndryshme.

Top Channel