Durrës, gjendet trupi i një gruaje

23/04/2011 11:30

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur sot në brigjet e detit Adriatik në plazhin e Durrësit.

Sipas informacioneve të fundit gruaja u gjet nga kalimtarë të rastit dhe mbante veshur pantallona kadife dhe një xhup të bardhë.

Grupi i ekspertëve kanisur hetimet, por paraprakisht mësohet se në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhunë.

Top Channel