Irani, “mur” në kufi me Pakistanin
16/04/2011 21:25
Irani po ndërton një “mur” për të mbrojtur 700 kilometrat e kufirit të tij lindor me Pakistanin nga hyrjet e trafikantëve të drogës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri iranian i Mbrojtjes, sipas të cilit barriera do të shërbejë për të ndaluar edhe grupet e armatosura sunite.
Një iniciativë e njëjtë është ndërmarrë përgjatë kufirit 900 kilometërsh me Afganistanin.
Ky i fundit prodhon 95 për qind të opiumit të të gjithë botës, që konsumohet në mënyrë direkte ose përpunohet për t’u kthyer në heroinë.
Ndërkohë, drejtësia iraniane ekzekutoi sot me varje katër të burgosur, të dënuar nga gjykata me dënimin kapital për vrasje.
Top Channel