Gaza, shembet tuneli, 4 viktima

13/04/2011 01:45

Katër persona gjetën vdekjen si pasojë e shembjes së një tuneli në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit, njoftuan burimet spitalore palestineze.

Tunelet përdoren nga tregtarë e palestinezë për futjen në Gaza të materialeve të ndryshme nga Egjipti, duke kaluar blokadën izraelite mbi territorin.

Disaherë këto tunele kanë qenë objektiv i forcave të armatosura izraelite, por këtë herë, autoritetet ushtarake hebraike njoftuan se nuk kishin dijeni për incidentin e tunelit.

Top Channel