Libia kërcënon: Jo ndërhyrje në Misurata

12/04/2011 00:00

Libia ka kërcënuar ndërkombëtarët se cfarëdo ndërhyrje në Misurata, qoftë kjo humanitare do të ndeshë me reagimin e ashpër luftarak të forcave qeveritare.

Kjo ishte deklarata e Ministrit të Jashtëm Libian i cili tha ditën e martë se cdo përpjekje për t’u afruar me territoret libiane do të ndeshë me reagimin e ashpër të forcave libiane. Ministri tha se populli i armatosur është i gatshëm të mbrojë qytetin e Misuratës për të mos rënë në duart e huaja.

Në Misurata prej ditësh mbizotëron tension i lartë dhe konfrontime të ashpra mes rebelëve dhe forcave të Gedafit. Qyteti, që fillimisht kontrollohej nga rebelët ndodhet tashmë, në pjesën më të madhe të tij nën kontrollin e besnikëve të kolonelit.

Mediat e huaja, që citojnë dëshmitarë nga vendngjarja flasin për qindra të vrarë në këtë qytet dhe për një krizë humanitare, cka ka përhapur zërat për nevojën e ndërhyrjes në rrugë tokësore për të ndihmuar civilët.

Top Channel