Koussa: Kujdes nga lufta civile

12/04/2011 08:45

Ministri kyc që u largua nga Libia ka paralajmëruar për rrezikun e një lufte civile dhe mundësinë e kthimit të vendit të tij në “Somalinë e re”.

Duke folur publikisht për herë të parë që nga mbërritja në Britani, Moussa Koussa tha për BBC se uniteti i Libisë ka qenë thelbësor për cdo marrëveshje.

Komentet e tij vijnë pasi rebelët refuzuan një propozim për armëpushim të bërë nga Unioni Afrikan.

UA deklaron se koloneli Muammar Gaddafi ka pranuar planin, por megjithatë të hënën trupat e tij sulmuan Misratën.

Pas 8 javësh luftime, trupat pro-Gaddafi kanë zmbrapsur rebelët drejt lindjes, përgjatë brigjeve veriore të Libisë, por NATO e ka penguar avancimin e tyre.

Zoti Koussa ishte ministri i Jashtëm i kolonelit, derisa 12 ditë më parë braktisi vendin duke u strehuar në Londër.

Top Channel