Japoni, tjetër tërmet

12/04/2011 01:40

Një tjetër tërmet i fuqishëm u regjistrua nga Agjensia Japoneze e Sizmiologjisë.

Lekundjet e tokës ishin 6.3 ballë dhe me epiqendër 30 kilometra në thellësi në Oqeanin Paqësor, në lindje të Tokios. Ndërtesat u lëkundët për disa sekonda, ndërkohë që nuk raportohet viktima dhe as alarmi për tsunami nuk u dha.

Tërmeti ishte i dyti brenda 24 orëve në Japoni. Lëkundjet e regjistruara më herët në ishujt veriorë të Japonisë shkaktuan dy viktima si dhe panik mes njerëzve.

Top Channel