Zgjerohet zona e evakuimit përreth Fukushimës

11/04/2011 10:20

Në ditën kur është përjashtur rreziku për një rrjedhje të mundshme rrezatimi nga Fukushima, qeveria e Tokios ka vendosur të zgjerojë zonën e evakuimit përreth impiantit nga 20 në 40 kilometra.

Zgjerimi ka qenë prej kohësh një kërkesë e grupit ambjentalist Greenpeace. Gjithashtu edhe SHBA-të kanë lënë të kuptohet se do ishte më e sigurtë të largoheshin rezidentët nga një zonë më e gjerë.

Por qeveria e Tokios deri tani i kishte refuzuar kërkesat.

Top Channel