Tjetër tërmet në Japoni, alarm për cunami

11/04/2011 10:40

Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë i shkallës Richter ka goditur sërish Japoninë. Autoritetet kanë dhënë alarm për cunami me dallgë që mund të shkojnë deri në 1 metër në prefekturën e Ibaraki dhe gjysmë metri në atë të Fukushimës dhe Chiba.

Punonjësit e centralit të Fukushimës janë evakuuar.

Ende nuk dihet nëse ka të dëmtuar apo dëme materiale nga lëkundjet.

Ky tërmet vjen një muaj pas atij të 11 marsit që shkatërroi pjesën verilindore të Japonisë duke shkaktuar mijëra të vdekur dhe dëmtimin e impiantit bërthamor të Fukushimës.

Top Channel