Rusi-Poloni, memorial për presidentin Kaczynski

11/04/2011 21:00

Presidentët e Rusisë dhe Polonisë ranë dakord që të krijojnë një memorial të përbashkët, për të nderuar presidentin e ndierë polak, Lech Kaczynski, në vendin ku ndodhi aksidenti famëkeq ajror një vit më parë.

Medvedev dhe homologu i tij Komorowski, vendosën sot lule në vendin e aksidentit që i morri jetën 95 personave, ku përveç presidenit, përfshiheshin edhe disa drejtues të lartë ushtarakë e qeveritarë të Polonisë.

Një pllakë përkujtimore e vendosur në mënyrë të njëanëshme nga pala ruse kishte ndezur zemërimin e shumë polakëve, sidomos pasi ajo ishte vendosur në vendin e një pllake tjetër, që përkujtonte genocidin e Katinit.

Në pyllin e Katinit, i ndodhur pranë Smolenskut, u vranë nga Stalini mbi 3 000 oficerë të lartë polakë në vitin 1940, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel