Japonia përkujton një muaj nga tragjedia
11/04/2011 08:00
Japonia është ndalur rreth orës 14:46 (me orën lokale) në kujtim të viktimave të tërmetit, një muaj nga katastrofa që filloi pas një tërmeti dhe një cunami, të vijuar më pas nga një incident bërthamor, ende i pazgjidhur.
Ndërkohë rreziku për mundësinë e një rrjedhjeje radioaktive nga centrali i Fukushimës, është pakësuar.
Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë japoneze.
Top Channel