Francë, ndalohen gratë me burka në Paris

11/04/2011 14:10

Gratë e mbuluara me vellon nikab, të mbështetura nga militantë të shoqatave të ndryshme, janë arrestuar përpara katedrales së Notre-Dame, në qendër të Parisit, në ditën e parë të hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon veshjen e burkas.

Lajmi nga mediat lokale.

Dy gratë me nikab janë ndaluar pasi merrnin pjesë në një manifestim të paautorizuar.

Sipas autoriteteve, ndalimi i tyre nuk është bërë në lidhje me hyrjen në fuqi të ligjit për veshjet.

Top Channel