Fier, gjendet i vdekur djali i Faik Myrtajt

11/04/2011 13:25

Bardhosh Myrtaj, 22 vjeç, humbi jetën mesditën e së hënës. Ai është djali Faik Myrtajt, një prej katër protestuesve që u vranë me armë zjarri në protestën e opozitës në 21 janar para selisë së Kryeministrisë në Tiranë. (UPDATE)

Trupi viktimës u gjet në fshatin Kreshpan të Fierit me një plumb në kokë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë si dhe motori me të cilin i riu kishte udhëtuar.

Policia nisi menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë që nuk bëhet i ditur asnjë version për ngjarjen.

Autoritetet nuk përjashtojnë pistën e një vetëvrasjeje të mundshme.

Do të jenë analizat balistike që do tregojnë nëse 22 vjeçari ka qëlluar mbi veten apo është vrarë nga tjetër kush.

Top Channel