Emigrantët, sërish zbarkime në Lampeduza

11/04/2011 09:20

Dy barka të tjera të ngarkuara me emigrantë kanë mbërritur gjatë natës së sotme në Lampeduza, me një total prej 180 personash, shumica e të cilëve eritreanë dhe somalezë.

Një natë më parë kishin mbërritur edhe dy mjete të tjera, një me 320 dhe tjetri me 170 persona.

Janë pra gjithsej 680 të huaj që kanë mbërritur në 24 orët e fundit në ishull.

Nga dita e sotme pritet të fillojnë fluturimet për riatdhesimin e tunizianëve direkt nga Lampedusa.

Top Channel