Clinton: Gbagbo, sinjal për diktatorët

11/04/2011 20:45

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cilësoi arrestimin e liderit të paligjshëm të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, si një sinjal për të gjithë diktatorët në botë.

”Arrestimi i sotëm i Gbagbo-s është një sinjal për të gjithë diktatorët aktualë dhe ata që dëshirojnë të bëhen në të ardhmen. Asnjë vullnet nuk mund të vendoset mbi vullnetin e lirë të popullit, të shprehur nëpërmjet votimeve demokratike”, deklaroi “kryediplomatja” amerikane.

Në një komunikatë të OKB-së, theksohej se ngjarjet e “trishta që kanë ndodhur në Bregun e Fildishtë në pesë muajt e fundit nuk duhet të kishin ndodhur asnjëherë”.

Përfaqësuesi i përhershëm i Bregut të Fildishtë në OKB, Youssouf Bamba, konfirmoi se Gbagbo është dorëzuar në duart e autoriteteve të ligjshme dhe do të gjykohet në vendin e tij.

Aktualisht, festime janë duke ndodhur në Abixhan dhe në disa qytete të tjera të shtetit më të madh eksportues të kokosit në botë.

Një ushtar mbështetës i kandidatit tjetër, Alassane Ouattara, u shpreh për “Reuters” se “koka e gjarpërit është prerë”.

Gbagbo iu dorëzua forcave franceze gjatë drekës, pasi rezistenca e tij u thye dhe trupat tokësore depërtuan brenda bunkerin presidencial.

Top Channel