Brand kërkon të rikthehet në Angli
11/04/2011 13:50
Russell Brand, aktori britanik i cili është i martuar me këngëtaren amerikane Katy Perry dhe që për momentin jeton në Los Angeles, ka deklaruar se ndihet i lumtur me jetën e tij në SHBA, por theksoi se ka dëshirë që fëmijët e tij të ardhshëm të rriten në Angli.
“Kam shumë dëshirë që të rikthehem për të jetuar në Angli. Nuk dua që fëmijët e mi të kenë theks amerikan në të folur”, u shpreh Brand për ‘Seven Magazine’.
Për të bërë këtë gjë, aktorit do t’i duhet shumë punë për të bindur bashkëshorten e tij, e cila është e dashuruar pas Kalifornisë.
“Do e gjej një mënyrë për ta bindur”, deklaroi i sigurtë Brand.
Rusell Brand dhe Katy Perry janë martuar në tetorin e vitit të kaluar.
Top Channel