Bjellorusi, shpërthimi, dyshohet terrorizmi

11/04/2011 20:10

Nuk dihen ende shkaqet e një shpërthimi të ndodhur disa orë më parë në metronë e Minskut, Bjellorusi, por policia vendase beson nga gjetjet paraprake se ka të bëjë me një akt terrorizmi.

Ndërkohë, është konfirmuar vdekja e të paktën shtatë personave dhe plagosja e 35 të tjerëve.

Sipas dëshmitarëve të kuotuar nga Agjensia Ruse “Interfax”, shtëllunga tymi janë duke u ngritur nga stacioni i metrosë “Oktyabrskaya”, ndërsa persona po shoqërohen nga tunelet e nëndheshme në ambulancat e ndodhura jashtë.

Disa prej tyre, me sa duket të vdekurit, po nxirren në sipërfaqe të mbuluar me çarçafë.
Vendndodhja e shpërthimit është pranë zyrave të presidentit autoritar të vendit, Alexander Lukashenko.

Tensionet kanë qenë të larta në ish-Republikën Sovjetike që prej zgjedhjeve të diskutuara presidenciale të janarit.

Në korrik 2008, rreth 50 persona mbetën të plagosur kur një bombë shpërtheu në ditën e pavarësisë, gjatë një koncerti të organizuar prej Lukashenkos.

Top Channel