Bjellorusi, shpërthim në metro, viktima
11/04/2011 18:15
Disa dhjetëra persona janë vrarë apo plagosur gjatë një shpërthimi të ndodhur në tunelin nëntokësor të metrosë në Minsk, kryeqytet i Bjellorusisë, lajmëroi disa minuta më parë BBC.
Një dëshmitar lajmëroi për një shtëllungë tymi që është duke u ngritur nga stacioni “Oktyabrskaya”, në qendër të qytetit, ndërsa forcat e emergjencës po ngarkojnë ambulancat me të plagosur, ndërsa të vdekurit janë të mbulur me çarçafë.
Stacioni është pranë zyrave të presidentit autoritar të vendit, Alexander Lukashenko, i cili nuk ka dalë ende në një komunikatë publike.
Nuk është ende e qartë se çfarë provokoi shpërthimin, i cili ndodhi rreth orës 18:00 me atë vendase apo 15:00 me atë shqiptare.
Top Channel