B.Fildishtë, trupat franceze kapin Gbagbo-n

11/04/2011 15:25

Ushtarë francezë kanë arrestuar liderin e paligjshëm të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo dhe ia kanë dorëzuar atë opozitës, lajmëroi mediat ndërkombëtare një ndihmës i presidentit.

Prej disa orësh, një sulm i koordinuar mes trupave franceze dhe atyre të Ouattara-s kishte nisur ndaj bunkerit perëndimor.

Ndonëse Parisi nuk i ka deklaruar asnjëherë luftë Bregut të Fildishtë, trupat “paqeruajtëse” franceze arsyetojnë ndërhyrjen e tyre me argumentin se Gbagbo rrezikonte jetën e popullësisë civile.

Lajmi i publikuar pak më parë nga “Agence France Press” (AFP) u konfirmua edhe prej ambasadorit francez në Abixhan.

Top Channel