Protestat në Siri, të tjera viktima

10/04/2011 20:55

Tre persona u vranë në qytetin-port të Banijas në Siri, dy ditë pas përleshjeve të përgjakshme në qytetin jugor te Deras.

Dëshmitarë okularë i thanë BBC-së në Damask, se milicët pro-qeveritarë të veshur me uniforma ushtarake hapën zjarr ndaj protestuesve.  

Sipas raportimeve, ende të paverifikuara, 26 protestues dhe 19 pjesëtarë të forcave të sigurisë humbën jetën në Dera.

Grupet e të drejtave të njeriut thanë se ishin forcat e sigurisë që hapën zjarr në ceremoninë e varrimit të disa protestuesve, që kishin humbur jetën në përleshjet e mëparshme.

Organizata Kombëtare për të Drejtat e Njeriut akuzoi forcat e sigurisë se po përdorin dhunë të pajustifikuar për të shpërndarë protestën paqësore.

Televizioni shtetëror tha më herët se 19 policët dhe forcat të tjera të sigurisë në Dera janë qëlluar dhe vrarë ndërsa 75 të tjerë u plagosën nga “bandat e armatosura”.

Të premten, po në Banija ishte zhvilluar një protestë, që përshkruhej nga televizioni shtetëror, si paqësore, ku u kërkua përshpejtimi i reformave.  

Top Channel