Libi, rrëzohen 2 helikopterë të rebelëve

10/04/2011 09:35

Zëvendësministri i jashtëm i Libisë, Khaled Kaaim, ka deklaruar se dy
helikopterë të rebelëve janë rrëzuar në Brega nga forcat besnike të
Muamar Gedafit.

Helikopterët kishin hyrë në zonën e ndalim-fluturimit.

Ndërkohë, kryetari i parlamentit libian është shprehur se në përfundim të krizës, libianëve do tu ofrohet një draft-kushtetutë.

 

Top Channel