Japoni, Kan viziton Ishinomakin

10/04/2011 12:30

Kryeministri japonez, Naoto Kan, ka premtuar se “askush nuk do të braktiset nga qeveria pas tërmetit dhe cunamit që goditën vendin më 11 mars”.

Gjatë një tjetër vizite në zonat e shkatërruara, kësaj radhe në Ishinomaki, Kan ka deklaruar: “Duhet shumë punë për rikonstruksionin e vendit.”

“Kam parë progres në punën e pastrimit të rrënojave, por sforcot për përmirësimin e jetës së njerëzve ende nuk janë të mjaftueshme”, shtoi Kan.

 

Top Channel